Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, për të folur për përleshjen e së premtes me policinë.

Ai thotë se u çmend dhe reagoi ashpër, pasi policët e provokuan ndërsa takohej me Sali Shehun, duke mos lejuar stafin e tij të hyjë brenda në godinë.

“Situata e paligjshme dhe e dhunshme që ndodhi në selinë e FRD-së dhe sulmi i dhunshëm ndaj kësaj force opozitare, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të një marrëveshje me PD-në, aleaten opozitare, është një tjetër tregues i sjelljes së papërgjegjshme e provokuese të maxhorancës.

Ky sulm që u ndoq nga gjithë shqip, bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Të gjitha veprimet e kryetarit të bashkisë janë kryer në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe ligjin dhe pa asnjë akt zyrtar të shkruar që të legjitimojë veprimtarinë e tyre.

Cënon të drejtat themeelore të të drejtave të njeriut dhe minon frymën demokratike që duhet të karakterizojë periudhën para dhe pas zgjedhore.

Në korridoret e FRDP-së ishte ngjitur një letër pa emër, pa vulë, pa numër protokolli, përveçse një fjale ekstra pa lidhje fare e datës 3 mars, me qëllim për ta bërë të duket si një akt zyrtar, me qëllim terrorizimin e kësaj force opzoitare.

Përmes kësaj letre që nuk plotëson kushtet sipas ligjit, i kërkon FRD-së lirimin e ambienteve për nevojat e bashkisë së Tiranës.

Nuk citonte në përmbajtjen e saj asnjë bazë ligjore, apo asnjë referencë mbi të cilën gjykohej ky vendim. Më pas është shkëputur energjia elektrike.

Kam vendosur për të kontaktuar drejtpërdrejt kryetarin e FRD-së dhe të vizitoj selinë e kësaj force politike dhe pasi kam mbërritur në seli, kam kontaktuar me drejtuesit e kësaj force dhe jemi drejtuar te zyra për të diskutuar lidhur me këtë situatë të krijuar.

Dera ka qenë e rrethuar me policë me dhe pa uniformë, sikur të kishte ndodhur një skenë krimi dhe jo të ishte selia e një partie politike.

Kemi kërkuar hapjen e derës në statutin e presidentit dhe ende pa hyrë presidenti, punonjësit e policisë kanë penguar me forcë e dhunë fizike stafin që shoqëronte presidentin dhe drejtuesin e FRD-së. Ky ka qenë momenti kur unë kam  reaguar.

Kanë dashur të pengojnë presidentin të ushtrojë rolin e tij. Është kërkuar një shkresë dhe kjo e korigjuar nga Policia Bashkiake, edhe kjo e pareferuar në asnjë akt ligjor”– deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re