lir Meta ka deklaruar se mezi pret të riktheht te populli i 2 marsit, duke nënkuptuar në këtë mënyrë rikthimin e tij në politikë.

Meta deklaroi se ai ndihet mjaft i ri si politikan, duke e krahasuar veten me Kristiano Ronaldon në futboll.

“Nëse gjërat do të ecnin normalisht pas 25 prillit do synoja edhe një mandat të dytë si President.

Deri më 25 prill kisha si synim të mos e lija popullin shqiptar në një oqean pabesie. Pas 25 prillit jam në përmbushje të plotë të detyrave të mia.

Jam si Kristiano Ronaldo, i kam parametrat 18-vjeç. Ajo që do të bëj unë është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. E di në çfarë situate jam unë tani, që mezi po pres të shkoj te populli i 2 Marsit”, tha Meta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re