Ilir Meta thotë se më 13 Tetor do të ketë zgjedhje edhe për postin e presidentit.

Kreu i shtetit shprehet se është i gatshëm të japë dorëheqje pasi sipas tij kjo do të zgjidhë krizën.

“Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.

Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për Presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama dhe socialistët të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër në ambasada se është dhe 2 korriku sot”, u shpreh Ilir Meta. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re