Ilir Meta ka qenë tejet i nervozuar mbrëmjen e sotme, kur ka folur për çështjet më të nxehta politike.

Teksa u ndal te çështja e Ardian Dvoranit, Meta hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për deklaratën e Komisionit të Venecias.

Më tej, ai tha në emisionin “Frontline” se për demokracinë jep edhe jetën, ndërsa paralajmëroi se nuk e ndal dot askush.

Venecian se kam kërkuar unë, e kanë kërkuar tjetër kush. Venecia i ka dhënë 100% të drejtë presidentit të Shqipërisë.

Ju e dini shumë mirë dy herë kanë dalë dy deklarata nga Komisioni i Venecias dhe janë ndryshuar pas pesë minutash, janë hequr pasi kemi reaguar ne dhe relator të Venecias që nuk blihen. Edi Rama e di mirë që nuk impresionohem nga këto punë.

Ai ua hodhi në fytyrë marrëveshjen e 5 qershorit. Unë jam presidenti i Shqipërisë. Marrëdhëniet e mia me SHBA janë të shkëlqyera.

Ai t’i lërë atë punë andej sepse për demokracinë japim edhe jetën, ne na ka mësuar një Rilindas i vërtetë, Petro Nini Luarasi.

Neve nga rruga e demokracisë, e lirisë, nga rruga e sovranitetit, e votës së lirë, e drejtësisë e pavarur nuk na ndal askush”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re