Pas reagimeve ndërkombëtare, presidenti Ilir Meta shprehet se mund të tërhiqet nga dekreti për të zhvilluar zgjedhje më 13 tetor.

Teksa komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh, ai tha se mund të caktojë datë tjetër.

“Kam përshtypjen se kryeministri e perception si datë tersi 13 tetorin.

17 dhe 18 tetori janë dy data shumë të rëndësishme, ku do të vendoset për çeljen e negociatave.

Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, provimin e qershorit e shtymë për në vjeshtë.

Eshtë e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm dhe korrektë përpara shqiptarëve, unë si president, zoti Rama si kryeministër i vendit, dhe si zoti Basha, që është kreu i opozitës.

Nëse ne nuk bëjmë zgjedhje gjithë përfshirëse brenda tetorit, atëherë provimi i vjeshtës është i pakalueshëm.

Nuk duhet të humbasim asnjë orë nga sot dhe në vijim.

Jam fleksibël që ta rishikoj 13 tetorin, ai është i mirëpritur, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga kjo.

Çdo proces gjyqësor që zhvillohet është një përfaqësim i rrëmujanës që po ndodh në vendin tonë, në mungesë të respektit të Kushtetutës, dhe të reformës në drejtësi, që u miratua me vendim konsensual tre vite më parë”,u shpreh Meta nga Durrësi.

Meta ka thënë se ndërkombëtarë nuk duhet të thonë që “gomari fluturon”.

“Me një qarkore u shpall inekzistent dekreti i presidenti dhe u mblodh organizata socialiste në KQZ dhe u bë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, dhe u bë rrëzimi i kërkesës së zotit Idajet, si rrëzimi i dekretit të presidentit.

Por siguroj shqiptarët që nuk ka patur zgjedhje të qytetareve, as zgjedhje kushtetuese në 30 qershor.

Çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon,  kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, theksoi Meta.

Meta ka thënë se nuk e shqetëson asnjë komision hetimor dhe asnjë gjykatë, por kreu i shtetit ka thënë se të vetmin shqetësim e ka për datën 19 tetor.

Ai ka thënë se nuk e shqetëson asnjë komision hetimor dhe asnjë gjykatë, për shkarkimin e tij.

Meta deklaroi se Bashkimi Europian do të shprehet më datë 18 tetor për hapjen, ose jo të negociatave për Shqipërinë, por sipas tij, ajo që do ndodhë më mbrapa është shqetësuese.

“S’kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor, asnjë gjykatë, në Shqipëri apo në çdo institucion tjetër që ka juridiksion në Shqipëri..

I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do u themi shqiptarëve?

Çfarë do u themi, që  e kishte fajin Edi apo fajin Luli dhe Mona?

Çfarë do u themi, që na gënjyen disa europianë apo kështu na thënë disa amerikanë?

Para 20 vjetësh Shqipëria ishte para Kroacisë. Ku është Kroacia sot? Ku është Shqipëria?

Shqiptarët po ikin sikur të ishte viti ’90. Kush do mbajë përgjegjësi?!

Jam shumë fleksibël për të ndryshuar datën 13 tetor, me që është perceptuar si ditë tersi.

Por nuk kam në dorë të ndryshoj dot 18 tetorin. Kemi fut mik të fortë për të shtyrë provimin në vjeshtë, por s’çelen negociatat me qoka ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

 ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re