Presidenti Ilir Meta thotë se po hedh në tryezë propozimet e duhura për zgjidhjen e krizës. Në kuadër të gadishmërisë së tij që më 13 tetor të bëhen dhe zgjedhje presidenciale, Meta deklaron se është gati të lëshojë zyrën për një person me integritet Rexhep Meidani

“Presidenti të votohet më 13 tetor dhe të gjithë ata që e kontestojnë persidentin të bëjnë fushatë kundër tij.

Le të bëjmë zgjedhje presidenciale.

Të lë detyrën e presidentit duke konkuruar më 13 tetor por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integriteti i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar dhe nuk e ha shantazhin profesor Rexhep Meidani

I ftoj të reflektojnë për ndryshe do më detyrojnë të ftoj të gjitha media botërore të shkojmë tek varri i Ramiz Alisë me një tufë me lule”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re