Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur në lidhje me pritjen zyrtare që u organizua ditën e djeshme para kryeministrisë gjatë vizitës së ish presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.

Milo deklaroi në studionin e emisionit Log në Panorama TV, se disa personalitete u lanë jashtë këtij aktiviteti. Ai u shpreh se kreu i PL, Ilir Meta duhet të kishte ftesë për të qenë i pranishëm për shkak të detyrës së ka mbajtur gjatë angazhimit të Clinton në Kosovë.

“Ilir Meta ka qenë zv/kryeministër në atë kohë. Mund të kishte një ftesë edhe për atë”, deklaroi Paskal Milo në Panorama TV.

Milo theksoi se shkoi në ceremoni me mendimin se  do të respektohej pozicioni që ai dhe personalitete të tjerë politikë kanë mbajtur.

“Unë nuk e kam bërë kurrë veten që të shtrembër të takuar liderë botërorë. Shkova me mendimin që do të respektohej pozicioni ynë i atyre viteve. T’i shtrëngonim dorën dhe ta kujtonim. Është një politikë normale që nuk e ka bërë vetëm Edi Rama por të gjithë politikanët që janë ambiciozë dhe kanë ambicie përtej kufijve normalë të vendit të tyre”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re