Ilir Meta ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, nëpërmjet Blushit të tij.

“Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha!

O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.

Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!

Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek drejtësia, që ti ke kapur.

Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!

Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë”, shkruan Blushi i Metës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re