Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se zgjedhjet e 25 prillit janë një mundësi historike për të shkëputur vendin nga pengmarrja.

“Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm”- thekson Meta.

Ai deklaroi se Presidenti i Shqipërisë nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe diplomatët e korruptuar, duke i paralajmëruar ata që të bëjnë eksperimente me Shqipërinë.

Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomate te korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës.

Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, ne veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.

Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar:

Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë”- tha kreu i shtetit në Abc.

Duke u ndalur tek ish-kreu i KED-së, Ardian Dvorani i cili mori një çmim nga SHBA, Presidenti shprehet se ai është dhunues i Kushtetutës dhe se për këtë do të shkojë në burg.

“Adrian Dvorani është dhunues i Kushtetutës, këtë së ndryshon asnjë gjë.

Adrian Dvorani, do shkojë ne burg për dhunimin e Kushtetutës, kjo punë ka marrë fund. Shpëtim për të nuk do të ketë. Këtë ta kenë të qartë të gjithë”- theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re