Skip to content

Ilir Meta kercenon socialistet: Vlora ka burra pushke dhe zjarri do i djegë

faqe kryesore

Ilir Meta ka komentuar zërat se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë marrëveshje të fshehtë për të qeverisur bashkë pas 25 Prillit.

Ai tha se kjo është ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit ndërsa shtoi se nëse duan të bëjnë koalicion duhet ta shpallin që tani.

“Ftesë e sinqertë si ajo e 17 Majit. Përgjigja ime në parim është kjo se çdo koalicion para se qytetarët të votojnë duhet të shpallet. Duhet ta shpallin që tani. Të jenë të sigurt do i mund Bojkeni edhe i vetëm”, deklaroi Meta.

Meta deklaroi se skenari i socialistëve në Vlorë është djegur ndërsa shtoi se çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë.

Ai ftoi edhe njëherë në takim Damian Gjiknurin duke e njoftuar se nesër do të jetë sërish në Vlorë.

“Numri 8 në Vlorë kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare. Ky skenar është djegur.  

Atje ka burra Damian, atje ka burra pushke. Çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Vajzat dhe gratë problematike të Vlorës e kuptoni çfarë mund t’u bëjnë këtyre që i kanë në rreth.

Presidenti nuk i shet dhe nuk i trafikon kurrë, por do i mbrojë nderin e vajzave të gjithë Shqipërisë.

Nesër e njoftoj Damianin që jam në Vlorë prapë dhe është I ftuar prapë atje të vijë. Meqë ka këto të dhëna Damiani që unë shkoj fshehtas në Vlorë”, tha Meta.