Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Sarajeve me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas Metës, marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe kanë një të ardhme mjaft premtuese.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. 

Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm”, shkruan Meta në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re