Ilir Meta tha se do e thërrasë edhe njëherë tjetër popullin nëse vëren se e drejta e tyre po shkelet. Meta u shpreh gjatë konferencës me gazetarët se fajin e ka opozita që e mësoi Edi Ramën të bëjë zgjedhje vetëm, por paralajmëroi se në rast se ky gabim përsëritet, do të jetë vetë ai që do të ndëshkojë çdo parti.

“Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Duan të më procedojnë mua? Kur të duan Më dy mars i kurseva. Edhe njëherë do e thërras popullin kur të duhet.

Uroj të mos duhet të bëj thirrje tjetër përveç asaj për zgjedhjet. Unë them referendum se nuk janë zgjedhje të rregullta.

Një palë kërkon të frikësojë duke i vënë gjoba kryetarëve të bashkive, duke thënë se dua kaq vota.

Rama ka shpërdoruar gjithë buxhetin e shtetit për kapjen e shtetit. Po shpërdoron pandeminë për tendera sekret.

Fajin e ka opozita sepse e mësoi të shkojë në zgjedhje pa kundërshtarë. Kjo është e pamundur, nuk ndodh më.

Ishte një mësim i hidhur dhe nuk do të ndodhë më. Unë do të jem i pari që do të ndëshkojë çdo forcë politike që do bojkotojë zgjedhjet.

Unë do marr masat e mia në respekt të Kushtetutës. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt se vullneti i tyre do të numërohet.

I gjithë populli të jetë i bindur., Kush kërkon t’iu poshtërojë me bukën e gojës apo t’ju blejë sa një dele apo sa  një dhi kërkon të shkatërrojë demokracinë duke shkatërruar votat”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re