Ilir Meta është ankuar publikisht për retorikën e kryeministrit Edi Rama i cili herë pas here e quan “Burri i Monikës”.
Presidenti e ka paralajmëruar që mos e quajë më ashtu pasi bashkëshortja e tij Kryemadhi i ka rregulluar punët e saj duke kujtuar se ka një pallat dinjitoz.
“Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit.
Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re.
I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, tha Meta. ()