Presidenti Ilir Meta ka nderuar kujtimin e tre Heronjve të Kombit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të vrarë në 17 janar të vitit 1982.

“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! Lavdi!”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”.

Sot shënohen 39 vjet nga dita e atentatit, që vijon të kujtohet jo vetëm nga familjarët, por edhe populli shqiptar.

Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vjet opinioni në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka mundur të mësojë të vërtetën e plotë të asaj ngjarje të errët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re