Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Kongresmeni Eliot Engel” të rrugës Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë.
Aty u takua edhe me Kongresin Amerikan Engel, të cilit i tha se “Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA s’mund ta përçajë aleancën shqiptaro-amerikane”
Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e përurimit, Presidenti Meta vuri në dukje se:
“Të gjithë urojmë shtetin e Kosovës për ditëlindjen në 17 shkurt! Unë e kam shumë përzemër këtë datë, për shkak se më 16 shkurt kam ditëlindjen e vajzës. Këtë 17 shkurt, unë e urova Kosovën duke bërë një postim në rrjetet sociale me një foton time në zyrën e Kongresmenit Engel me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës në sfond.
Sepse sa herë që ne shkojmë në zyrën e tij, gjithmonë do të takojmë Shqipërinë, Kosovën, dhe historinë e marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.
U shpreh mirënjohjen më të madhe bashkive të Tropojës dhe të Gjakovës që i kanë vendosur kësaj rruge emrin e Eliot Engelit, por unë jam i sigurt që emri i tij është i gdhendur në çdo zemër shqiptare që rreh shqip këtu në Malësinë e Gjakovës, në Nju-Jork, në Shqipëri, në Kosovë e në të gjitha trojet tona e kudo në botë.
Kudo, në të gjithë botën de kam ndjerë kujdesin e përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës.
Sot, në praninë e Tij dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë:
Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane, u shpreh Meta.
Kongresmeni Engel, pasi u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi i Tropojës” për kontributin historik dhënë për miqësinë shqiptaro-amerikane dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, vuri në dukje se:
“Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat.
Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve sepse është vërtet një nder kur një rruge i vihet emri im dhe jam gjallë për ta përjetuar këtë.
Ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë. ”