Skip to content

Ilir Meta në qeli/ E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrit Ervin Hoxha! Fokusi i bisedës, prangosja e ish-Presidentit nga Policia e Shtetit

Ka zgjatur për rreth 20 minuta takimi i të ngarkuarës me punë të SHBA, Nancy VanHorn me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Diplomatja amerikane VanHorn shkoi në zyrën e ministrit të Brendshëm një ditë pas prangosjes së Ilir Metës, i cili u arrestua në zonën e Kthesës së Kamzës në kryeqytet teksa udhëtonte me makinë.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, fokus i takimit ishte mënyra e ekzekutimit të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit, Ilir Meta nga policia e shtetit, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Ndërkohë pritet një deklaratë zyrtare lidhur me temat e diskutuara në takimin e ministrit Ervin Hoxha me të ngarkuarën me punë të SHBA.

“”