Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka përkujtuar një vjetorin e ndarjes nga jeta të Arbën Xhaferit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

“Çdo shoqëri ka heronj dhe oportunistë, flijues dhe utilitaristë. Gjithmonë oportunistët përpiqen të konsumojnë atë që kanë siguruar heronjtë.”

Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, Arbën Xhaferi na mungon fizikisht të gjithëve. Urtësia, vizioni largpamës, këshillat e çmuara dhe trashëgimia e vyer intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjithmonë si frymëzim për progres.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re