Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për marrëdhënien mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët kanë patur një marrëdhënie të paqëndrueshme politike kohët e fundit. I pyetur nëse Presidenti i Republikës po i shërben Ramës, Basha tha:

“Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!”

Në intervistën për emisionin “Opinion”, Basha shtoi se Rama ka provokuar duke nxjerrë deputetët e tij dhe duke thënë se do të bëjnë ndryshime kushtetuese dhe ligjore, por më pas e fshehu dorën.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re