Skip to content

Ilir Meta politizon Pashkët: Këto, ditët më kritike për vendin dhe më të vështirat për çdo shqiptar

Ilir Meta nuk do t’ia dijë as për festat fetare.

Ai ka politizuar edhe festën e Pashkëve, teksa ndërsa uron të krishterët, thotë se këto janë ditët më kritike dhe më të vështira për shqiptarët.

“Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!

Në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkëve, një mesazh i mençur dhe frymëzues vjen nga Mons. George Frendo.

Duke e falenderuar presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, që në momentet më kritike për vendin dhe në ditët më të vështira për çdo shqiptar në nevojë, kanë sjellë shpresë për kapërcimin e çdo sfide, i bashkohem thirrjes së Tij drejtuar në veçanti të rinjve: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj”, shkruan Meta.