Presidenti Ilir Meta shprehet se falë tij Shqipëria merr vazhdimisht rekomandimin për hapjen e negociatave.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama po i keqpërdor ndërkombëtarët.

Ndër të tjera Meta tha:

“Siç ka shqiptyarë të ndryshëm ka edhe ndërkombëtarë të ndryshëm. Po e përsërish dhe do e ripërsëris.

 Nuk realizohet integrimi me qoka dhe lobingje.

 Janë disa standarde të kopenhagenit që as kanë ndryshuar dhe as dfo të ndryshojë pavarësisht se ka tentativa për t’i futur thika pas shpine BE-së. Integrimi në BE është dëshira e të gjithë shqiptarëve.

Nëse e ka Shqipëria rekomandimin pozitiv e ka vec prej konsensusit 140 veta dhe prej konsensusit që u arrit në zyrën e Ilir Metës.

Lerini qokat, kushtet janë përkeqësuar edhe standardet. Mungesa e qëllimshme e dialogut politik e ka çuar vendin deri këtu.

Kam përkrahur çdo iniciativë ndërkombëtare”, shprehet Meta. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re