Ilir Meta tha se reforma në drejtësi është votuar me 140 vota vetëm për meritë të tij, as prej SHBA as prej BE.

Në një intervistë për Now në Euronews Albania, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha bënin marrëveshje të fshehta me njëri-tjetrin për të dëmtuar reformën. Sipas tij, bashkëpunimi mes tyre sot, pas daljes në skenë të ish-kryeministrit Sali Berisha duket hapur.

“Si president dhe kryetar i kuvendit ka qenë merita ime që reforma në drejtësi është bërë me 140 vota, me pahir, ndaj gjithë lojërave që bënin, por kurrsesi as SHBA as BE.

Njerëz lobistë, gënjeshtarë dhe dy pelivanë që merreshin vesh për të mos u marrë vesh.

Një herë i bënin takimet në Rogner, një herë te hotel Tirana, nuk mban as shënime, nuk jepnin shpjegime.

Tani letrat janë hapur, çfarë të bënim kur rrinte në pankinë zotëria (Berisha). Për mua është presidenti i përgjithshëm, i ka ca atribute të lindura. Si i tha ajo nëna mirditore: o magnet i kësaj toke”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re