Skip to content

Ilir Meta rrëfehet pas Kushtetueses: E dija mire që s’do shkarkohesha!

Vendimi i ‘Kushtetueses’, Meta: E dija që s’do shkarkohesha! Mazhoranca kërkoi të hakmerrej ndaj meje! Vendimin e prisja më herët

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një intervistë për mediat se nuk ka pasur asnjë emocion për çështjen e shkarkimit të tij që kur ka nisur si proces. Kreu i shtetit tha se fundin e kësaj çështje e ka ditur dhe shtoi se nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Meta deklaroi se mazhoranca kërkoi të hakmerrej ndaj tij duke kërkuar shkarkimin nga posti i Presidentit.

Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rëndë dhe as të lehtë. Ky ka qenë një proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi. Mazhoranca. Ishte një kërkesë e paligjshme dhe mazhoranca donte të hakmerrej ndaj Presidentit. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentativë për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise.”-tha Meta.

Presidenti Ilir Meta, teksa e quajti maskaradë politike, thekson se u bë për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të inceneratorëve.

“E gjitha kjo maskaradë politike u bë për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve. Kjo është një lojë e mbaruar. Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj dhe as një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Asnjë fjalë nuk tërheq nga ato që kam thënë.”-tha Meta.

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori një vendim, duke mos e shkarkuar Presidentin Meta. Ai do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur dje që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.