Presidenti i Republikes deklaron se Ardian Dvorani duhet te ishte ne burg dhe jo te dekorohej, duke nenkuptuar mbrojtjen qe i ben SHBA.

“Nëse do funksiononte Reforma në Drejtësi, i pari në burg do ishte Adrian Dvorani e thotë qartë raportit i Komisionit të Venecias.

E dyta në burg do ishte ministrja e Drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED, për ti rrëmbyer Presidentit të Republikës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Pra, Reforma në Drejtësi, është edhe ajo që vajti u betua të Ura e Lanës.  

Reforma në Drejtësi është ajo që ka denoncuar LSI aferën e inceneratorëve, ku Rama këta persona të përfshirë në këtë aferë i ka vendosur me prioritet në listat e partisë së tij.

Për këta persona ka spostuar figura të njohura të Partisë Socialiste, me qëllim që ti bëj thirrje SPAK-ut që pusho ti, se këta i kam deputet dhe i kam në mbrojtje.

Dhe u thotë këtyre që mos flisni ju për mua dhe për ata të tjerët se ne i kemi bërë bashkë këto, sepse Ju u mbrojmë ne, pra kjo është Reforma në Drejtësi”, deklaron Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re