Partia e Lirisë do të jetë nga sot e tutje emri i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Meta ndërsa është votuar me asnjë votë kundër në Konventën Kombëtare që po mbahet në këto momente në Pallatin e Kongreseve.

 

 

Ndryshimet e statutit të LSI: 

 

Komiteti Organizator

Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi.

Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë

 

Votim

I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re