Ilir Meta është shpallur nga Rajoni i Venetos në Itali si “Luani i Artë” për promovimin e demokracisë.

Ky çmim ka shërbyer që presidenti Meta të mbajë një fjalim, ku ka sjellë në dukje historinë e tij në politikën shqiptare, nga student deri në President.

Ai thotë se falë demokracisë ka mbajtur postet: Deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës.

“Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.  

Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi. 

Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve”, tha Meta. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re