Pasi kreu i PL-së, Ilir Meta shpalli si kandidate për Zv.Presidente të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixhon, anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri, ka paraqitur kandidaturën e saj për këtë post.

Kandidatja Myrvete Asqeri ka mbaruar arsimin e lartë për “Kontabilitet – Financë” dhe ka dhënë konsulencë në strategji biznesi, risk finaciar, risk kredie, produkte financiare, akes në financë, trajnim dhe mentorim, operacione huadhenie, menaxhuese dhe motivuese e një numri të madh burimesh njerëzore në banka të nivelit të dytë.

Sipas, Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, aktualisht Asqeri mban pozicione të larta në sistemin bankar, pranë të cilit është atashuar që prej vitit 2021.

Ajo do të garojë përballë Erisa Xhixhos në Konventën Kombëtare që do të zhvillohet më  27 prill 2024.

Ndërkohë mbeten të hapura aplikimet për shpallen e kandidaturave për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, ku aktualisht ka shpallur kandidaturën vetëm kreu i saj Ilir Meta, si edhe për postin e zv.President i Partisë së Lirisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re