Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka uruar Ditën e Dëshmorëve.

Meta shpreh mirënjohjen dhe respektin për Dëshmorët e Atdheut të çdo epoke.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko