Ilir Meta doli për herë të dytë para mediave këtë të mërkurë, fillimisht për të prezantuar 4 prej emrave në funksione drejtuese te Partisë së Lirisë, konkretisht Tedi Blushi, Endrit Braimllari, Floida Kërpaci dhe Silva Caka.

 

Më pas ish-Presidenti, komentoi për herë të parë dokumentin e Autoritetet të Dosjeve ku ai përmendet si pjesë e ish-sigurimit të Shtetit.

 

Jo vetëm që e mohoi dokumentin, por Meta sulmoi Autoritetin e Dosjeve duke e konsideruar një institucion të manipuluar dhe të kriminalizuar, që sipas tij është në funksion të një të sëmurë psiqik.

 

S’ka shqiptarë mbi këtë tokë që nuk e kupton që ky është një akt vetëvrasës, se autoriteti dosjeve, është autoritet moral para se të jetë ligjor, se të është besuar detyra të trajtosh të kaluarën e dhimbshme e persona të prekur apo implikuar, në mënyrë të vullnetshme e kërkojnë ti shpëtojnë filtrit e të vijojnë të kontribuojnë në jetën publike, edhe të ngushëllosh viktimat, të prekurit e asaj periudhe.Kjo është vetëm për të ardhur keq për Autoritetin të manipulimit dhe kriminalizimit të Dosjeve se ata e dinë më mirë se kushdo që cfarë ka sa e vërtetë e sa e manipuluar është në ato dosje që thonë ata.Me një email anonim elektronik që jam i sigurt kur të bëhet publikë do gajaseni të gjithë na qenka zbuluar se na qenka një I.M që sipas lojërave e aludimeve nga shkresa e autoritetet e tani na parlamenti, u zbulua pas 30 e ca vitesh I.M qenka ky njeri qe ne mars 92 eshte bere deputet e i eshte nenshtruar te gjitha filtrave te te gjitha koherave”, deklaroi Ilir  Meta.

 

Ilir Meta shpjegoi edhe arsyen përse bëhet kjo gjë. Ai e quajti Lindita Nikollën në sherbim të Kryeministrin Rama, parlamentin të korruptuar ndërsa opozitën të mbushur me lulushë.

 

Çfarë i kushtonte këtij autoritetit që qenka shqetësuar të thërriste I.M. Unë nuk jam as President, nuk jam as deputet që të kem ndonjë detyyrim tek parlamenti. Pse duhet bërë një ligj i posaçëm për këtë I.M. pë rata që nuk kanë pasur mundësinë të verifikojnë. U ngrit parlamenti në këmbë. Cili parlament, parlamenti me në krye zonja Nikolla, apo Lindita e Ramës që përdoret për të hequr vëmendjen nga inceneratorët ku do përvëlohen të gjithë. Të jenë të sigurt për këtë. Nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit. Për këtë nuk mblidhet Parlamenti. Është një parlament patronazhistët dhe i korruptuar. Është një opozitë plot me lulushë por qenka shqetësuar se ka ardhur një letër dhe këta me vrap dhe urgjencë të madhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re