Ilir Meta ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e krizës duke theksuar se ka qenë i vetmi në këtë rast.

“I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i presidentit të Republikës. 

Më vjen shumë keq, si për maxhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. 

Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione”, tha Meta.

Gjatë intervistës së tij për A2, Meta nuk ka lënë pas kritikat për ndërkombëtarët, me të cilët gjatë disa javëve me radhë shpesh ka bërë deklarata të fuqishme.

Meta u shpreh se ndërkombëtarët janë sjellë në mënyrë helmuese me Shqipërinë, duke mos dhënë asnjë kontribut për përmbushjen e detyrimeve.

“Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re