Ilir Meta ka vizituar edhe selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e cili drejtohet nga Majlinda Bregu.

“Kënaqësi të jem presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re