Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër të dytë KQZ-së ku i kërkon informacion mbi praktikën që është ndjekur nga ky institucion për zëvendësimin e deputetëve të PD-së dhe LSI-së, nga liste e këtyre partive.

“Presidenti kërkon nga KQZ-ja informacion mbi praktikën shkresore të administruar për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvend. 

Për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit për cdo deputet, ku përfshihet kopja e njoftimit të kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit.

Kopja e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit, kandidatit të radhës në listën shumëemërore, për cdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend” thuhet në letër.

Në fund të shkresës, Presidenti kërkon që informacioni të jepet në një kohë sa më të shkurtër dhe kërkesa të shqyrtohet me përgjegjësi të lartë.

Ndërkohë në letrën e parë Meta kërkonte të dinte nga KQZ  se sa është numri i deputetëve në Kuvend. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re