Sali Shehu thotë se Ilir Meta u çmend të premten dhe u përlesh me policinë, pse i hapën vetëm një derë.
“Më datën 3 ose 4 menjëherë pasi kam nënshkruar marrëveshjen me PD, mbledhjn e asamblesë në seli, ka ardhur një shkresë e paidentifkuar, pa autoritet shtetëror.
Kam tentuar të kontaktoj me Erion Veliaj, nuk ma ka hapur telefonin. I kam shkruar në ËhatsApp.
Më telefonon presidenti në Ëhatsapp me kamera. Ç’po ndodh aty thotë? Ka ardhur për 5 minuta atje, më ka pyetur si është situata dhe më ka thënë të ngjitemi lart të bisedojmë.
Kanë qenë 10 policë bashkie kanë penguar derën. Në momentin që tentuam të hyjmë me Presidenitn, stafi shoqërues i presidentit i ka rënë derës që ta hapnin.
Kanë hapur vetëm njërën portë. Kemi hyrë shtrënguar unë dhe presidenti. Pse nuk e bllokuan derën kur erdhi atje kryetari i Partisë Demokratike”, tha Shehu.
“Paskemi bërë gabim që nuk kemi hapur të dyja kanatet e dyerve, kemi hapur një kanat”, iu përgjigj atij, zv.kryetari i Bashkisë.
“Sigurisht që duhet t’i hapësh, e ke detyrim ligjor”, tha Shehu.
Pra Ilir Meta qenka çmendur pse atij i hapën vetëm një portë, ndërsa Lulzim Bashës të dyja portat.
