Pas shkrimit të publikuar nga ”Zëri i Amerikës”, ku një zëdhënës i ambasadës amerikane shprehej se sdihmës sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ambasadori Philip T. Reeker nuk u takua me presidentin Ilir Meta për arsye axhende, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, ka bërë një reagim.

Blushi tha se nga institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker.

“Institucioni i Presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker”, tha ai.

Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me 3 ministra të qeverisë ”Rama 2”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re