Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

Ai i shpreh ngushëllime familjes dhe thotë se dhimbja për ndarjen nga jeta të Finos i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhimbje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Meta.

Bashkim Fino ndërroi jetë këtë të hënë prej koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko