Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish Presidentin Meta për medaljet që jep për heronjtë e vendit duke iu referuar deklaratës së fundit ku e cilëson si “Spiropalist ordiner”. Rama i thotë që të mos e mërzisë Elisën pasi nuk ka kujt t’ia japë medaljen kur të dekorojë Skënderbeun.

Në reagimin e tij publik, kryeministri thumbon Metën duke i treguar se medaljen e kujt do i dorëzojë Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bini edhe kushërinj nga llagapi!”, shkroi Rama.

Më parë, Meta shkroi: O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re