Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, doli sot në një konferencë për mediat nga ku dha detaje për procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 Majit për qarkun e Tiranës dhe të Fierit.
Celibashi tha se rinumërimi i votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në qarkun Tiranë dhe Fier do të nisë ditën e hënë ose të martën e javës së ardhshme.
Procesi i rinumërimit do të zhvillohet se ambientet e pallatit të sporti “Farie Hoti”.
“Procesi do fillojë të hënën ose ndoshta të martën e javës që vjen. Është dashur pak më shumë se një javë për të përgatitur këtë proces”, tha Celibashi.
Kreu i KQZ-së theksoi se i gjithë procesi i rinumërimit do të zhvillohet nga stafi i KQZ-së.
“Në lidhje me organizimin e këtij procesi, do të realizohet nga stafi i KQZ. Partitë politike nuk kanë asnjë lloj angazhimi në këtë proces… KAS ka ardhur në këtë vendimmarrje me kërkesë të dy anëtarëve të këtij organi pasi janë vlerësuar pretendimet e subjekteve zgjedhore dhe të kandidateve për deputetë.Ngelet për tu parë se sa qëndrojnë këto pretendime pas rivlerësimit të këtij procesi, i cili është i gjithi kompetencë e KAS. KQZ do të realizojë nga pikëpamja teknike këtë proces”, tha kreu i KQZ-së.
Gjithashtu Celibashi tha se bëhet fjalë për rinumërimin e 610 301 votave për 2 qarqet, i cili pritet të zgjasë 18 deri në 20 ditë.
Ilirjan Celibashi: Në lidhje me vendimmarrjen e fundit të KAS për, sipas të cilave është urdhëruar rinumërimi i votave për subjekte dhe kandidatët për qarkun Tiranë dhe Fier.
Në lidhje me organizimin e këtij procesi, do të realizohet nga stafi i KQZ. Partitë politike nuk kanë asnjë lloj angazhimi në këtë proces.
KAS ka ardhur në këtë vendimmarrje me kërkesë të dy anëtarëve të këtij organi pasi janë vlerësuar pretendimet e subjekteve zgjedhore dhe të kandidateve për deputetë.
Ngelet për tu parë se sa qëndrojnë këto pretendime pas rivlerësimit të këtij procesi, i cili është i gjithi kompetencë e KAS.
KQZ do të realizojë nga pikëpamja teknike këtë proces.
Bëhet fjalë për rinumërimin e rreth 610 301 vota për 2 qarqet.
Procesi do fillojë të hënën ose ndoshta të martën e javës që vjen. Është dashur pak më shumë se një javë për të përgatitur këtë proces.
Procesi do të zhvillohet se ambientet e pallatit të sporti Farie Hoti. Kemi dashur ta zhvillojë te Parku Olimpik, por për shkak të kampionatit të volejbollit nuk mund të zhvillohet atje.
Do ngrihen rreth 25 grupe numërimi të përbërë nga stafi i KQZ. Procesi do marri 18 deri në 20 ditë për të përfunduar.