Ilirjan Celibashi mori sot detyrën e kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ceremonia e dorëzimit të detyrës u bë këtë të mërkurë në ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Në një dalje për mediat, Celibashi theksoi se do të punojme me paanshmëri, si dhe do të krijojë besim te qytetarët.

Për Celibashin, institucioni i KQZ ka një përbërje të tillë që do të krijojë besim edhe te forcat politike sa i përket paanësisë.

“Do punoj me paanshmëri dhe transparencë. Unë mendoj se edhe në të shkuarën ka patur zgjidhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, të paktën kemi 2 rotacione kushtetuese. Zgjedhjet e 2005 dhe të vitit 2013. Faktori ndërkombëtar ka patur vërejtje, por kjo nuk është një situatë kaq e zezë. Ka pasur zgjidhje që kanë marrë edhe vlerësim maksimal nga ndërkombëtarët. S’jemi këtu për t’u justifikuar, por për të bërë gjithçka që mund të bëjmë. Do t’ia dalim me bashkëpunimin e të gjitha institucioneve”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re