Ilirjan Celibashi merr zyrtarisht detyrën si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij të parë para mediave ai tha se udhëhiqet nga integriteti, paanësia dhe transparenca.

“Përgjegjësia si komisioner që duhet të reflektoj është një sfidë e vështirë e imponuar edhe nga koha, por gjej rastin ta theksoj se qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si:

integriteti, paanësia dhe transparenca.

Gjej rastin të inkurajoj median të ketë bashkëpunim të hapur me KQZ dhe me mua si Komisioner Shtetëror. Ky bashkëpunim është në interes të procesit, të shqiptarëve por edhe faktorit politik. Sfida kryesore për ne është çështja e teknologjisë së informacionit.

Ne do bëjmë të pamundurën që ta realizojmë këtë proces, por koha ka bërë që edhe çështje të tjera të aspektit zgjedhor të jenë po me kaq prioritet.”– tha Celibashi.

Sipas Celibashit, “Institucioni i KQZ ka një përbërje të tillë që do krijojë besim edhe te forcat politike sa i përket paanësisë.”

Ndërsa nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelingu u shpreh besimplotë se do ja dalin të ecin përpara me sfidat që kanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re