Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare iluzionisti me famë botërore, Roy Horn, i cili ishte pjesë e dyshes gjermane të iluzionistëve “Siegfried & Roy”.

”Horn vdiq në Las Vegas nga Covid-19”, tha zëdhënësi Dave Kirvin.

Horn lindi në Nordenham, afër qytetit gjerman të Bremenit.

Si një zbutës kafshësh, ai u bë i famshëm për paraqitjet e tij me tigra të bardhë dhe luanë përkrah partnerit të tij, Siegfried Fischbacher.

Karriera e tij përfundoi në tetor 2003, kur një tigër sulmoi Hornin gjatë një shfaqjeje, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Horn zbuloi dashurinë e tij për kafshët ekzotike në Gjermani.

Ai u takua me Fischbacher teksa punonte si kujdestar në një anije lundrimi dhe të dy punuan së bashku në truket magjike dhe zbutjen e kafshëve.

Në 1967 ata shkuan në Las Vegas.

“Roy ishte një luftëtar gjatë gjithë jetës së tij, përfshirë edhe ditët e tij të fundit”, tha Fischbacher në një deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re