Skip to content

Imam Ahmed Kalaja nis Ramazanin mes të burgosurish

277707708 529392908541514 569184200380451054 n

Imami i njohur i Tiranës, Ahmed Kalaja, ka qenë krah Drejtorit të Burgjeve gjatë një pranie në Burgun e Fushë – Krujës, Admir Abrija. Që të dy janë ulur këmbëkryq mes të të dënuarve që po mbajnë Ramazan, në ditën e parë të agjërimit.277668254 529392878541517 4256407064945527997 n

Siç njofton zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve, “Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në IEVP Fushë-Krujë uron besimtarët muslimanë për Muajin e Ramazanit

Abrija përcjell porosinë e Ministrit të Drejtësisë: Përmirësim urgjent i infrastrukturës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Admir Abrija ka bërë një inspektim në IEVP Fushë-Krujë, ku përveç se ka parë nga afër situatën dhe kushtet, ka gjetur rastin për të uruar besimtarët muslimanë në këtë institucion në ditën e parë të agjërimit përgjatë muajit të Ramazanit. I277671509 529392951874843 7554443302744154042 n pranishëm në këtë përballje shpirtërore në IEVP Fushë-Krujë ishte edhe Imam Ahmed Kalaja, i cili ka folur me besimtarët mbi reflektimin dhe paqen.

Z.Abrija ka pasur mundësinë edhe të dëgjojë drejtëpërdrejtë ankesat dhe kërkesat e personave në konflikt me ligjin, duke u përcjellë atyre edhe porositë e Ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja për përmirësimin urgjent të infrastrukturës. Sipas z.Abrija janë bërë gati projektet dhe së shpejti do të nisë zbatimi për këtë IEVP”. /tesheshi.com/