Lulzim Basha nuk e ka pranuar kurrë së përgjimet e Dibrës ia ka dorëzuar ai revistës gjermane ‘Bild’.

Partia Demokratike i ka përdorur publikimet për akuza politike, por pa marrë përgjegjësi sesi mbërritën materialet në dorën e gazetarit Peter Tiede.

Por Arben Imami ka zbuluar disa detaje që e implikojnë Bashën në publikimin e Dojes 184, shkruan JavaNews.al

Ish-ministri i Berishës tha sot në ‘Real Story’ se Lulzim Basha e ka pasur dosjen prej dy vitesh.

“Një pjesë të përgjimeve Basha i ka ditur. 

E ka thënë në çadër. Dosja ka qenë e zbardhur. 

Nga informacionet që unë kam, përgjimet e Dibrës i ka ditur” – tha Arben Imami.

Ish ministri i Mbrojtjes kembengul se ka pasur te zbardhur dhe dosjen e pergjimeve te Durresit,

“Për informacionin që unë kam, Basha ka qenë në dijeni për përgjimet dhe blerjen e votave që në 2017, para marrëveshjes së 17 majit. 

Sipas informacionit që unë kam, edhe Dosjen e Durrësit Basha e ka pasur të zbardhur… 

Unë i kam mësuar këto inforamcione para 1 viti e gjysmë kur shkëputa lidhjet. 

Di që e ka thënë te çadra kam një dosje, kur e mori ‘një person” në telefon tha e kam humbur”, deklaroi Imami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re