Teleskopi hapësinor James Ëebb ka sjellë sërish disa pamje me të vërtetë mahnitëse nga një galaktikë miliona vite dritë larg, e njohur si ‘Cartwheel Galaxy’ (cartwheel- i referohet rrotës së një karroce).

Galaktika në fjalë ka pranë dy galatika të tjera më të vogla, ndërsa në imazhin e fokusur nga teleskopi, duken të tjera galaktika edhe më të largëta.

E identifikuar për formën e saj, që i ngjan rrotës së një karroce, ‘Cartwheel Galaxy’ ndodhet afro 500 milionë vite dritë larg nesh, thënë ndryshe, drita që ka kapur teleskopi hapësinor, ka “udhëtuar” për 500 milionë vite.

NASA shpjegoi se forma e pazakontë e kësaj galaktike mendohet se ka ardhur si rezultat i përplasjes së saj me një galaktikë spirale (e ngjashme me tonën). Përplasja ka ndikuar ndjeshëm në formën e galaktikës duke krijuar dy rrathë, një të brendshëm më vezullues dhe rrethin e jashtëm, më të ngjyruar.

Rrethi i parë përmban sasi të pamata gazi të nxehtë. Në anën e jashtme, e cila është shpërndarë për afro 440 milionë vitesh, gjenden shenja të supernova-ve dhe formimit të yjeve.

Galaktika në fjalë është vëzhguar edhe më parë me teleskopin Hubble, por tashmë falë  “JWST” i cili shikon dritën në ifra të kuqe, detajet mbi galaktikën janë edhe më të thella e më të rëndësishme.

E njejta galaktike, e ‘shikuar’ nga kamera MIRI e teleskopit “James Web” (MIRI, akronim për Mid-Infrared Instrument)
E njejta galaktike, por e fokusuar nga ana e teleskopit ‘Hubble’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re