Një ngjarje e pazakontë është përcjellë në median e huaj. Një letër erdhi në zyrën e policisë së një qyteze të vogël (Londër quhet) në Kentaki (Kentucky- SHBA). Ishte një letër falenderuese, e shkruar nga një i moshuar për zyrën e policisë.

I moshuari sapo kishte humbur të shoqen dhe teksa mblidhte sendet e saj, gjeti në portofol një kartë, të cilën e kishte mbajtur aty që në vitet 1950. I moshuari vendosi ta nisi kartën, tek departamenti i policisë, duke kujtuar dhe fillimin e jetës me të shoqen përkrah.

Në të shkruhej:

“Në vitin 1950, unë dhe ime shoqe kaluam nga qyteti juaj (në shtetin e Kentakit) për të ngrënë një drekë. Kur dolëm nga restoranti gjetëm këtë kartë të vogël të kuqe tek fshirëset e xhamave. Ishim 17 vjeç në atë kohë dhe u lumturuam që gjetëm këtë kartë në vend të një gjobe.

Ime shoqe e mbajti kartën në portofolin e saj. Na rastiste ndonjëherë të kujtonim sesa njerëz të sjellshëm jeni ju në atë qytetezë. Sapo e humba time shoqe dhe thjesht doja t’ju sillja juve këtë (kartën). Ju faleminderit”

Në kartë shkruheshin disa rregulla për mbarëvajtjen e qarkullimit dhe respektimin e normave rrugore.

Kur shefi i policisë atje e kishte lexuar, ishte mbushur në lot.

“Ne nuk u japim më njerëzve të tilla karta, por përgjithësisht i paralajmërojmë… kur e lexova u përlota, mendova… sa i fortë është ky mesazh”-tha polici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re