Një grafik i animuar i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit tregon impaktin e madh që ka pasur vendosja e karantinës në të gjithë botën. Në këtë rast bëhet fjalë për impaktin e madh që ka pasur vendosja e karantinës në trafikun ajror mbi Evropë dhe jo vetëm.
Eurocontrol, që menaxhon rrjetin e fluturimeve rreth e qark Evropës, thotë se aeroportet më të mëdha të kontinentit kanë pasur 90 % më pak fluturime krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.
Avril 2019 vs 2020: cette animation montre la chute spectaculaire du trafic aérien en Europe
Cette animation montre le contraste saisissant du trafic aérien au-dessus de l'Europe avant et après le coronavirus
Gepostet von BFMTV am Montag, 20. April 2020
Më 29 mars mbi kontinentin e vjetër kanë kaluar 350 fluturime mes orës 8 të mëngjesit dhe 12 të drekës, krahasuar me më shumë se 2,876 fluturimeve ekuivalente në vitin 2019.
Alexandre de Juniac, drejtuesi i përgjithshëm i Shoqatës së Transportit Ajror u shpreh: Pa asnjë lloj dyshimi kjo është kriza më e madhe me të cilën kjo indursti është përballur ndonjë herë./
