Skip to content

Importet me ulje, indeksi bie me 0.7% në prill-qershor

IMG 1668

Çmimet e mallrave të importit janë ulur në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i fundit i vitit 2023 deri në tremujorin e dytë të 2025, por nga ana tjetër ato nuk po reflektohen në tregjet e pakicës pasi matjet për inflacionin tregon ë rritje të çmimeve për shumicën grup-mallrave të importit.

Indeksi i Çmimeve të importit, në tremujorin e dytë të vitit 2025, shënoi një ulje me 0,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,0%.

Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2025 ka një ulje prej 0,1%.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=470&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fcmimet e importeve ne ulje per te tretin vit radhazi renie vjetore 0 7 ne prill qershor%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5,3%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 2,2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0%, me 0,4 %.

 

Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 1,2 %, pasuar nga “Përpunimi i produkteve ushqimore” dhe “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 0,9% secili, etj.

Nga ana tjetër, seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,1%.

Krahasuar me tremujorin e parë 2025, çmimet në  seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënuan ulje me 0,6%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,5%, “Industria përpunuese” me 0,04%.

Brenda seksionit “Industria përpunuese”, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 0,5%, pasuar nga “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë”, etj.

Nga ana tjetër, seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,1%./Monitor