Pas më shumë së 3 muaj bllokim të procesit të zhdoganimit të mjeteve në Doganën e Durrësit, ditën e sotme është publikuar në fletoren Zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Subjektet kanë qenë të paqartë mbi ndryshimet e bëra publike nga Ministrja Balluku, e cila shfuqizoi vendimin e 4 dhjetorit 2018, që ndalonte futjen në vend të makinave që ishin prodhuara para vitit 2009.

Burime pranë Doganës së Durrësit bëjnë me dije se, për të gjithë operatoret ekonomikë që operojnë pranë Doganës Durrës , si dhe individeve të interesuar. Në fletoren zyrtare nr. 36/3019 është botuar:

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 154, datë 27.2.2019 Për disa ndryshime në vendimin nr. 633, datë 26.10.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”..

Ky vendim, për importin e automjeteve është në fuqi që ditën e sotme datë 26.03.2019, dhe parashikon shtyrjen e afateve për makinat e vjetra deri në 31 Dhjetor të këtij viti.

Ndërkohë,me dhjetëra subjekte dhe pronarë mjetesh janë detyruar të paguajnë tarifa të qendrimit të mjeteve të tyre, pas pezullimit të VKM së posaçme që qeveria miratoi teotrin e 2018 dhe që hyri në fuqi më 4 dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re