Peqini është një nga zonat e njohura ne Shqipëri për rritjen e gjelit te detit, simbolin e tryezës natën e nderimit të viteve. Por fermerët po përballen me mungesën e tregut. Ata i bëjnë thirrje qeverise qe të ndërhyje per te frenuar produktet qe vijnë nga importi qe jane bere shkak per rënien e shitjeve.

 

Ne panairin e organizuar nga Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Ministria e Bujqësisë, zv/ministrja Ermira Gjeci shprehu angazhimin per te ndihmuar fermerët qe te vazhdojnë te rrisin gjelin e detit.

 

Juria e përbëre nga specialiste te bujqësisë dhe veterinere ndau edhe çmimet përkatëse per fermerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re