IMT ndodhet në vilën e Zogut në Durrës për të prishur muret rrethes të disa shtëpive.

Banorë të zonës pretendojnë se janë paraqitur dokumenta të falsifikuara dhe për këtë kërkohet që të pritet vendimi i gjykatës pasi ata kanë bërë një kërkesë padi.

“Kjo është një padrejtësi tek shtëpia ime më kanë ngjitur në letër për prishjen e portës që bëhet për përfitim të një pale tjetër që kanë bërë dokumente të falsifikuara. IMT do prishë murre rrethuese të disa shtëpive. Thonë se ajo portë duhet të prishet unë kam bërë kërkesë padi. I kërkoj përfaqësuesve të IMT që të presin vendimin e Gjykatës. Nuk na kanë njoftuar as nuk kanë lënë asnjë gjë. Le të presin gjykimin pasi kjo cështje është në shqyrtim. Na kanë paraqitur deri tani dokumenta të falsifikuara”, tha banori.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re