Skip to content

Imuniteti i Ballukut/ Balla-opozitës: Vendimi për të pritur Kushtetuesen i duhuri! Nëse keni ankesa për mbledhjen, ankimojeni!

taulant balla 1 1 scaled

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate për çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në fjalën e tij Taulant Balla, duke iu përgjigjur akuzave të pozitës, është shprehur se nëse grupi Parlamentar i PD ka ankesa në lidhje me mbledhjen atëherë ta ankimojë sipas rregullores.

“Nëse grupi parlamentar i PD ka ankesa ne lidhje me mbledhjen e Këshillit te Mandateve ta ankimojë këtë vendimmarrje sipas Rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse edhe vete Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues”, tha ai.