Skip to content

Imunologia italiane bën paralajmërimin e fortë për koronavirusin: Do të ketë dhe valë të tretë

Screenshot 2020 12 08 175445

Antonela Viola, një imunologe italiane, ka paralajmëruar për një valë të tretë të koronavirusit në të gjithë botën. Edhe pse po trumbetohet vaksinimi i njerëzve, ajo thotë se efektet e vaksinës do të duken gjatë muajve të verës.

“Rreziku i një vale të tretë ekziston. Dhe nëse e lëmë veten të shkojë në sjelljen tonë, vala e tretë do të vijë”, ka thënë imunologia e Universitetit të Padovës.

“Efektet e vaksinës do të jenë të dukshme vetëm duke filluar nga vera. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se jemi akoma në mes të valës së dytë dhe se nuk duhet të neglizhojmë asgjë”, shtoi ajo.